Showbiz

Tërhiqet Ylli Limani, ja cila këngëtare shihet si favorite në Festivalin e RTSH-së

Shkruar nga Liberale

Yll Limani ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, festival prej nga ku del  fituesi që të çon në Eurovision.

Ky reagim i artistit erdhi në rrjetin social Instagram, në të cilin ai u shpreh: Nuk do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, duke mbyllur kështu çdo thashetheme se ai mund të jetë pjesë e Festivalit, si një fitues i mundshëm i tij.

Më heëet edhe Elvana Gjata ka konfirmuar se nuk do të garojë në Festivalin e RTSH-së.

Një prej këngëtareve të njohura që pritet të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së këtë vit është Fifi.

Ish-banorja e Big Brother, pritet ta pranoj ftesën e drejtueses së festivalit, e cila këtë vit do të jetë Arbana Osmani, ndërsa bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj do të jetë në rolin e regjisorit të festivalit, ku fituesi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

A do të jetë ajo fitues e Festivalit në RTSH, për të përfaqësuar vitin që vjen Shqipërinë në Eurovizion?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH