Globi

Tërhiqet nga politika, leksion demokracie nga Luigi Di Maio

Shkruar nga Liberale
Tërhiqet nga politika, leksion demokracie nga Luigi Di Maio

Ish-ministri i Jashtëm i Italisë, ndonëse në moshë të re, ka vendosur të tërhiqet nga karriera politike pas humbjes së fundit.  Humbja në zgjedhjet e shtatorit e çoi Di Maion në një tjetër hap drejt lamtumirës në jetën politike. Ditën e djeshme, pasi i kaloi stafetën ministrit të ri të Jashtëm Antonio Tajani, Di Maio zyrtarizoi dhe i komunikoi kryetarit të partisë vendimin e tij.

Ndër të parët që komentoi hapin e Di Maio në rrjetet sociale – ishte Sergio Battelli, ish-deputeti i Pesë Yjeve. “Ka qenë nder miku im - shkruan ish-deputeti gjenovez duke postuar një foto që i portretizon së bashku. “Miqësia dhe marrëdhëniet njerëzore nuk do të ndryshojnë kurrë ashtu si keqdashja dhe zilia e njerëzve nuk do të ndryshojnë kurrë. Shumicën e kohës do të jemi bashkë gjithmonë".

Në zgjedhjet e fundit ai kishte grumbulluar vetëm 0.6%, një shifër që e kishte shtyrë drejt fundit të hidhur të jetës politike.

Është parim bazë i demokracisë, të cilin e respektojnë vetëm njerëzit që e ndiejnë veten demokratë dhe i respektojnë parimet bazë të saj. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH