Aktualitet

Tërheqja e qeverisë nga ‘anti-shpifja’, Pollo: Zbythja e Ramës…

               Publikuar në : 14:26 - 30/01/20 liberale

Pas tërheqjes së mazhorancës nga votimi i paketës’ antishpifje’, ka reaguar ish-ministri i PD-së, Genc Pollo.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se kjo ishte një fitore e arritur nga qëndrimi opozitar, komuniteti i gazetarëve dhe organizatave botërore për lirinë e fjalës.

“Ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi por zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme. Ligjet në të ardhmen duhet të garantojnë vetërregulllimin, transparencen e pronësisë etj., siç edhe rekomandon Këshilli i Europës. Por me këtë Kuvend kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo duhet të ndodhë e do të ndodhë me ndryshimin e mazhorancës. Gjithësesi një fitore u arrit në sajë të qendrimit opozitar, komunitetit të gazetarëve, organizatave botërore për lirinë e shtypit. Falenderim edhe për zyrtarët ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan për të kundërshtuar Ramën e të tijat ligjet antifjalë përfshi edhe miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian si David Lega”, shkruan ai./Gazeta Liberale

Tags: , , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back