Aktualitet

Tërheqja e padisë ndaj ‘Bild’, Paloka: Provon shit-blerjen e votës

               Publikuar në : 18:15 - 22/04/20 liberale

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, tha se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane “Bild” dhe se kjo provon shit-blerjen e votës.

Me një shënim në facebook, Paloka shkruan se zbardhja e shitblerjes së votave është kusht edhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa i bën thirrje drejtësisë që ta hetojë.

“Tentativat e tij per te kompromentuar gazeten apo gazetarin, jo vetem deshtuan por dhe u diskretituan me turp. Rama harroi se nuk po vepronte ne terrenin e tij , ku eshte mesuar te korruptoje nga te gjitha anet, shqiptare e jo vetem“, shkruan mes të tjerash Paloka.

Postimi i plotë

Zbythja e Rames para “Bild”-it eshte perfundimisht kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete te njohur sot boterish ; faktit se qe nga 2013 , zgjedhjet ne Shqiperi blihen dhe manipulohen nga nje organizate kriminalo-politike e vetequajtur “rilindje”.
Pergjimet e kryera nga vete prokuroria shqiptare dhe te publikuara nga “Bild” , konfirmonin pa asnje dyshim se strukturat e “rilindura” te PS dhe funksionaret e tyre me te larte ne bashkepunim me krimin , kane organizuar blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve te pakten ne dy raste , atyre lokale ne Diber dhe zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017. Nje e vertete e denoncuar me se nje here nga opozita, e njohur ne fakt prej shqiptareve, por e pa pranuar plotesisht nga gjithe nderkombetaret.
Pikerisht jehona dhe diskretitimi ne opinionin nderkombetar , e detyroi Ramen qe te shpallte se do e hidhte ne gjyq “Bild”-in per shpifje.
Ai ishte i bindur ne absurditetin e aktit te tij , me bindje e hodhi ate hap falls sepse si hileqar i lindur shpresonte qe me ate levizje ta mpakte fillimisht efektin e denoncimeve te “Bild”-it dhe te fitonte kohe. Te fitonte kohe me vetebesimin se aftesite e tij korruptonjese, do ta nxirrnin dhe nje here pa lagur. Por tentativat e tij per te kompromentuar gazeten apo gazetarin, jo vetem deshtuan por dhe u diskretituan me turp. Rama harroi se nuk po vepronte ne terrenin e tij , ku eshte mesuar te korruptoje nga te gjitha anet, shqiptare e jo vetem.
Ne keto kushte i mbetej qe ose te perballej ne gjyq ose te terhiqej!
Perballja ne gjyq do ishte derrmuese per Ramen sepse jo vetem do te humbiste gjyqin , jo vetem do te rikthente dhe nje here ne qender te vemendjes manipulimin e zgjedhjeve , por sic kishte paralajmeruar gazetari Tiede, do ti viheshin perballe dhe fakte te reja per krimet dhe skandalet e tij !
Ja pse hileqari u zbyth dhe zgjodhi pikerisht kohen e pandemise me shpresen se akti do te kalonte pa buje. Por sic theksova qe ne krye, zbythja e Rames nga gjyqi me “Bild”-in eshte vetem kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete tanime te njohur e te pranuar boterisht mbi manipulimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.

Terheqja e Rames konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave ne Diber dhe Durres. Rama e pranoj, tani eshte rradha e gjyqesorit te coje para drejtesise pergjegjesit.

Zbardhja e shitblerjes se votave eshte kusht edhe per nisjen e bisedimeve per anetarsim.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back