Globi

Tërheqja e Merkel për kufizimet, një qeveri në rënie të lirë

Shkruar nga Liberale
Tërheqja e Merkel për kufizimet, një qeveri në rënie

 Jens Thurau

Fundi i marsit 2021: Një pamje për të ardhur keq e qeverisë gjermane në luftën kundër pandemisë. Dhe nuk e heq dot nga mendja një pyetje që para një viti, madje para disa javësh, të dukej e pamundur. A ia del dot kancelarja gjermane edhe njëherë t'i japë orientim e strukturë luftimit të pandemisë. Apo duhet të dorëhiqet? Apo ajo vetë heq dorë?

Deri këtu nuk do të vijë puna, sepse askush në kulmin e një krize të rëndë prej dekadash nuk mund ta marrë dot skeptrin në dorë. Por rënia e autoritetit në vendin e saj të gruas kaq të nderuar në botë është marramendëse. Në fillim të javës, raundi me kryeministrat e landeve me përpjekjen e Merkelit vendosi një zgjatje të lockdaunit dhe në mes të kësaj ditët e Pashkëve i shpalli si "qetësia e Pashkëve", superlokdaun.

Ministri i Brendshëm del kundër

Që aty nuk e kuptoi më kush kuptimin e këtyre 5 ditëve superlokdaun. Në një kohë që shumica e njerëzve në Gjermani nuk kishte ndonjë dëshirë të madhe të bënte udhëtime të mundimshme apo të festonte. Por Merkel ia doli me synimin e saj, me gjasa ajo i vuri para dilemës kryeministrat e landeve që kërkonin forma të lehta të turizmit gjatë ditëve të Pashkëve. Thuhet, se ajo sinjalizoi, se nëse ju nuk e përkrahni këtë vendim, unë heq dorë nga e gjithë ujdia. Ky kërcënim ka pasur efekt vetëm disa orë. Pati protesta të mëdha nga ekonomia, kishat, opozita. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer doli kundër vendimit për qetësinë e pashkëve. Në të njëjtën kohë CDU-ja e Merkelit ndodhet në një rënie të lirë në sondazhe, gjë që lidhet edhe me aferën e pakëndshme të deputetëve me maskat. Tani tërheqje. Pashkët nuk do të bëhen "festa e qetësisë". Merkel flet për gabim. Puna që kërkohet për këtë dhe përfitimi nuk janë në proporcion, tha ajo. Kishte shumë gjëra të pasqaruara.

Dështim kolektiv

Të gjithë aktorët veprues, qeveria, landet duket se e kanë humbur udhën nëpër detaje. Dhe ato kanë si pasojë, që qytetarët nuk e kuptojnë më, se çfarë rregullash vlejnë. Në fillim flitet për një ndalim udhëtimi në ditët e pashkëve, pastaj lande të caktuara tërhiqen nga kjo pak orë pas raundit me kancelaren. Dhe nga që nga bisedimet e Merkelit me krerët e landeve depërtojnë informacione në mediat kupton se si po shuhet respekti për kancelaren. Në një kohë që Merkelit përmasat e kësaj pandemie i trajtoi me rëndësinë e duhur në fillimin e pandemisë më shumë se të tjerët. Por pas një viti pandemie, përgjigja e saj është vetëm ajo e kufizimeve. Edhe kur guxohen hapje të kujdesshme në kombinim me testet e shpejtë, mungojnë testet në sasinë e duhur. Fushata e vaksinimit po ashtu ecën ngadalë. Gjermania ka humbur kursin dhe orientimin në luftën kundër pandemisë.

Tragjikja e Angela Merkelit

Kjo është tragjike për gruan, serioziteti i së cilës, vullneti për kompromis dhe forca e saj e durimit nderohet në të gjithë botën. Pikërisht mënyra e saj për të dëgjuar edhe pjesëmarrësin e fundit në debat dhe për ta përfshirë edhe atë po i kthehet asaj në disavantazh. Personalisht ajo nuk ka faj, federalizmi gjerman e ndalon qeverisjen ne dorë të hekurt. Por për momentin kjo qeveri nuk është shumë e aftë për veprim. Dhe shifrat e infektimeve rriten e rriten. Vetëm mund të bëhet më mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH