Aktualitet

Rama: Gabuam kur kërkuam shkarkimin e Metës

Shkruar nga Liberale
Rama: Gabuam kur kërkuam shkarkimin e Metës

Kryeministri i vendit Edi Rama pohoi në sallën e Kuvendit se ka bërë "gabim" kur ka kërkuar shkarkimin e Presidentit Meta, duke i dhënë kështu të drejtë një pale sipër tij, siç është Komisioni i Venecias.

"Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe jo të bëjë mitingje kundër një pale tjetër. Është i pari dhe uroj të jetë i fundit në Europë që del në miting, President i një Republike Parlamentare në miting që i kërkon popullit të rrëzojë qeverinë. Është sa e paimagjinueshme aq edhe qesharake. Nëse Meta se ka problem të bëhet qesharak, ne nuk mundemi të mos bëhemi serioz dhe të dëgjojmë një palë mbi palët që është Venecia. S’kemi thënë ndonjëheërë që jemi të pagabueshëm dhe asnjëherë gabimeve nuk i ikim me idenë se do harrohen. Gjejeni në historinë e këtyre 30 viteve të një kryeministër që kërkon ndjesë publike kur dicka e bërë rezulton të jetë e gabuar. Ne jemi të vetëdijshëm se përderisa punojmë, sic thotë populli edhe gabojmë”,- tha Rama. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH