Aktualitet

Tentuan të vidhnin karburantin, kapen dy të rinjtë në kërkim

Shkruar nga Liberale
Tentuan të vidhnin karburantin, kapen dy të rinjtë në

Policia ka kapur dhe ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim pasi kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës.

Bëhet fjalë për shtetasit Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:

Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH