Aktualitet

Tentuan të vidhnin dyqanin në Has, policia: Ja si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Liberale
Tentuan të vidhnin dyqanin në Has, policia: Ja si ndodhi ngjarja

Policia e Kukësit ka dhënë detaje nga operacioni i koduar “Helshani”, ku u arrestuan 4 adoleshentë në lidhje me tentativën e vjedhjes së një biznesi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet R. M., L. M., O. V. dhe E. V., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Helshan, konkretisht:

Më datë 30.01.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit U. I.

Më datë 01.02.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e shtetasit S. Sh.

Gjatë tentativës për të vjedhur në këtë dyqan, autorët janë konstatuar nga pronari, Sadri Shatri., i cili ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur shtetasit L. M. dhe R. M., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi S. Sh., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një karikator me 27 fishekë.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Automjeti i markës “Volkswagen” i përdorur nga autorët, 4 aparate celulare, një armë gjahu çifte në pronësi të shtetasi S. Sh., si dhe një karikator me 27 fishekë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH