Ndërkombëtare

Tentuan të shkonin nga Franca në Britani, mbyten 31 emigrantë

               Publikuar në : 21:28 - 24/11/21 liberale

Të paktën 31 persona vdiqën të mërkurën pasi gomonja e tyre u përmbys teksa kalonte kanalin nga Franca për në Britaninë e Madhe në katastrofën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë me emigrantë në ujërat që ndajnë vendet.

Nuk dihet ende kombësia e viktimave, por 5 prej tyre janë gra dhe një vajzë e vogël. 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ishte një varkë peshkatarësh që dha alarmin pasi pa disa trupa të mbytur në det. Një operacion kërkim – shpëtimi vijon ende për të gjetur nëse ka të tjerë të mbijetuar të tragjedisë.

Autoritetet franceze thanë se kanë ndaluar 4 persona të dyshuar si organizatorë të rrjetit të trafikantëve. Presidenti francez Emanuel Makron tha se do të merren masa të menjëhershme që “kanali të mos kthehet një një varrezë emigrantësh”. Ai tha se do të kërkojë një takim me ministrat e BE për çështjen e emigracionit.

3 helikopterë dhe një anije shpëtimi janë ende në vendngjarje. Roja bregdetare lokale tha se nuk mund të konfirmonte ende numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Një peshkatar i tha Reuters se kishte parë dy gomone të vogla më herët të mërkurën, një me njerëz në bord dhe një tjetër bosh. Reuters thotë se dyshohet që në varkë kanë qenë 40 emigrantë.

Më herët gjatë këtij viti 14 persona u mbytën në një rast të ngjashëm. 7 vdekje u shënuan edhe në 2020.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back