Aktualitet

Tentuan të rrëmbenin 29-vjeçarin, shpallen në kërkim dy persona në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Tentuan të rrëmbenin 29-vjeçarin, shpallen në kërkim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë ditën e djeshme, ku një 29-vjeçar është tentuar të rrëmbehet. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit Sandri Sulaj, 34 vjeç dhe Sadedin Jaupaj, 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë.

Këta dy persona, dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S., 29 vjeç. Policia e Vlorës vijon punën për kapjen e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH