Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me formularë vaksinimi të falsifikuar, arrestohen babë e bir

Shkruar nga Liberale
Tentuan të kalonin kufirin me formularë vaksinimi të falsifikuar,

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohen se tentuan të kalonin kufirin drejt Maqedonisë së Veriut me formular vaksinimi të falsifikuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumenteve në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, babë e bir iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH