Aktualitet

Tenton vetëvrasjen në burg vëllai i vajzës që u vra në Francë

Shkruar nga Liberale
Tenton vetëvrasjen në burg vëllai i vajzës që u vra

Vëllai i Brunilda Kovaçit e cila u gjet e vrarë në Francë ka tentuar të vrasë veten në burgun e Beratit pasi nuk e lanë që të merrte pjesë në funeral.

Shpëtim Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës.

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet në Sallën e Operacionit.

32-vjeçari ndodhet në burg prej 8 vitesh është në burg, pasi akuzohet për vrasje. Ndërsa kujtojmë se 37-vjeçarja u gjet e masakruar dhe gjysmë e djegur në një pyll të Francës në vigjilje të Krishtlindjeve. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH