Sport

Tentoi të vriste motrën 15-vjeçare, arrestohet ish-lojtari i Interit

Shkruar nga Liberale
Tentoi të vriste motrën 15-vjeçare, arrestohet ish-lojtari i

Aventurë e pakëndshme për futbollistin algjerian Ishak Belfodil.

Lojtari 31-vjeçar, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit, është arrestuar në Francë me dyshimin se ka tentuar të mbysë motrën e tij minorene pas një zënke në familje.

Mediat franceze raportojnë se ai është arrestuar këtë të diel nga policia në periferi të Parisit, në shtëpinë e prindërve të tij.

Ka qenë vetë motra 15-vjeçare e lojtarit, i cili aktualisht luan në Katar për Al Gharafa, ajo që ka lajmëruar policinë.

Ajo është gjetur me shenja shtrëngimi në fyt dhe gërvishtje në krahë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH