Aktualitet

Tentoi të vriste dy kushërinjtë, policia jep detaje për atentatin

               Publikuar në : 16:15 - 20/11/20 liberale

Pas ngjarjes së rëndë, ku fatmirësisht dy kushërinj i shpëtuan një atentati që mund të kishte qenë fatal për jetën, ka ardhur njoftimi zyrtar i policisë.

Referuar njoftimit bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë.

Policia ka identifikuar autorin që qëlloi me breshëri arme drejt makinës ku po udhëtonin dy kushërinj. Mësohet se shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit. Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.

“Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme. Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z”, thuhet në njoftimin e Policisë, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back