Aktualitet

Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet në flagrancë i riu në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet në flagrancë i

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi tentoi të vidhte një automjet.

"Si rezultat i operacionit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, shtetasi N. P., në tentativë për të vjedhur një automjet", njofton policia.

Sipas policisë, pas shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që tentoi të vidhte një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, po tentonte të vidhte një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Si rezultat i operacionit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, shtetasi N. P., në tentativë për të vjedhur një automjet. Pas shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 28 vjeç, banues në Babrru, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH