Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali, pasi po tentonte të shkonte drejt Francës me dokumente false.
Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçari, udhëtonte me pasaportë dhe kartë identiteti të kombësisë greke.
I riu ndodhet aktualisht në urgjencën e spitalit të Parinit, për shkak të problemeve shëndetësore të raportuara pas arrestimit.
Sakaq pritet masa ndëshkimore nga drejtësia italiane.