Aktualitet

Tentoi të transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Tentoi të transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Në kuadër të operaciont policor i koduar "Road Guard 68", u arrestua 36-vjeçari R. A, i cili u kap në tentativ për të transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.

I arrestuari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në “Urën e Kardhiqit", duke transportuar me automjetin tip "Volkswagen", nga Saranda në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular. Ndërkoh materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH