Aktualitet

Tentoi të trafikojë bashkëjetuesen e vajzën e saj, pranga 37-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Tentoi të trafikojë bashkëjetuesen e vajzën e saj, pranga

Policia ka vënë në pranga Tonin Pezeria, 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Ai akuzohet, se ka tentuar të dërgojë në Gjermani bashkëjetuesen e tij dhe vajzën e mitur të saj me qëllim për ti shfrytëzuar për prostitucion.

Për ngjarjen Pezeria ka bashkëpunuar edhe me shtetasin Z.F., 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

37-vjeçari më herët e kishte detyruar bashkëjetuesen e tij L. Gj të prostituohej në Gjermani, por pas kthimit në Shqipëri Pezeria kishte tentuar t'i niste sërish në Gjermani. Për këtë arsye ai u kishte marrë edhe pasaportat, të cilat policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në shtëpinë e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH