Kronikë

Tentoi të fuste nga Serbia mbi 6 mijë fishekë, arrestohet serbi në veri të Kosovës

Shkruar nga Liberale
Tentoi të fuste nga Serbia mbi 6 mijë fishekë, arrestohet serbi

Një serb është arrestuar ditën e sotme në veri të Kosovës, teksa tentoi të fuste në fshatin Jashanicë të Leposaviçit 6.300 fishekë.

Organet e rendit në Kosovë njoftojnë se i dyshuari 42-vjeçar me inicialet J. Zh, është shoqëruar në polici dhe ku më pas është intervistuar.

Njoftimi i policisë:

“Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici.

I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH