Aktualitet

Tentoi të fuste mbi 16 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, procedohet penalisht i riu

Shkruar nga Liberale
Tentoi të fuste mbi 16 mijë euro të padeklaruara në

Një 29-vjeçar i cili tentoi të fuste në Shqipëri ë, 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, pa i deklaruar, është proceduar penalisht në Morinë. Polica bën me dije se është sekuestruar shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare dhe falë informacioneve të shkëmbyera me Policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH