Maqedoni

Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë false, arrestohet në portin e Durrësit maqedonasi i shumërkuar për vrasje

Shkruar nga Liberale
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë false, arrestohet

Një 45-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë false, me ngjashmëri të një shtetasi serb.

Mësohet se shtetasi Djegniz Sejdi (Djengiz Iseini), tentoi që të largohej përmes portit të Durrësit, por falë Policisë Kufitare u bë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë së Veriut.  45 vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet maqedonase.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Shkupit dhe Interpol Beogradit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi D. S. alias D. I., 45 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH