Aktualitet

Tentohet të rrëmbehet 4-vjeçarja në Korçë, flasin dëshmitarët

Shkruar nga Liberale
Tentohet të rrëmbehet 4-vjeçarja në Korçë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një vajzë vetëm 4-vjeç është tentuar të rrëmbehet. Nje i ri i moshës 20 vjeç me anë të forcës ka arritur t’i rrëmbejë një gruaje vajzën e mitur. Në këtë moment kanë ndërhyrë fqinjët të cilët kanë mundur të shpëtojnë vajzën 4-vjeçare.

Një nga djemtë dëshmitarë, banor i lagjes ku ndodhi ngjarja, tregoi si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e të riut.

Ishte e ëma dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, edhe vajti nga mbrapa ta rrëmbente çupën. I thirrëm ne çfarë bën ti dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, nuk e njihja si person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. E ndoqa me vrap djalin ai u lodh, me disa shokë e zumë, e kapën, rastisi që kaloi edhe policia edhe e kapën.

Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë pastaj vajta e pyeta e ke gjë këtë djalin se mos e kishte të afërm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, ndërkohë ka dyshime që i riu që ka bërë këtë veprim mund të jetë me probleme mendore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH