Aktualitet

Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit

Shkruar nga Liberale
Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit

Tension dhe përplasje në protestën e opozitës jashtë parlamentit.

Një grup protestuesish kanë hedhur shashka dhe flakadantë në drejtim të efektivëve të policisë pasi dështuan që të çanin kordonin.

“Dorëzoni kapelet dhe uniformat. Rama ik!” ishin disa nga thirrjet e tyre.

Në gatishmëri është vënë edhe makina e ujit, për të qenë gati për çdo situatë.

Menjeherë ka pasur masa shtesë të sigurisë, pasi pranë kordonit janë afruar edhe efektivë të FNSH-së.

Ndërkohë, efektivët janë të pajisur me spraj lotsjellës, me të cilin po përpiqen të largojnë qytetarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH