Aktualitet

Tentativë grabitje në Fushë-Krujë, autorët plagosin pronarin

Shkruar nga Liberale
Tentativë grabitje në Fushë-Krujë, autorët plagosin

Një tentativë grabitje ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Kameras në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë një tentative për vjedhur bagëti të imëta në një stallë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 44 vjeç, pronar i stallës.

44-vjeçari i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH