Aktualitet

Tensionet në veri të Kosovës, presidentja e KE-së: Palët të marrin masa dhe të rivendosin qetësinë

Shkruar nga Liberale
Tensionet në veri të Kosovës, presidentja e KE-së:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha në Forumin e Sigurisë në Bratislavë, se tensionet e fundit në Kosovë janë shqetësuese.

Teksa bëri thirrje për qetësi, ajo tha se, palët duhet të largohen nga konfrontimi.

“Ne shtrimë edhe në Ballkanin Perëndimor, të njëjtat masa solidariteti që kemi marrë brenda bashkimit tonë. Ne kemi mbështetur familjet vulnerabël ndaj kostove të larta të energjisë. Ne po ndërtojmë infrastrukturë të re për të reduktuar varësinë e Ballkanit Perëndimor nga karburantet fosile ruse. Dhe ky bashkëpunim praktik ka ecur paralelisht me progresin në rrugën drejt BE-së. Tensionet e fundit (në Kosovë) janë sigurisht shqetësuese. I bëj thirrje të gjitha palëve që të largohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë”, tha Von der Leyen duke folur gjatë konferencës së sigurisë GLOBSEC në Bratislavë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH