Kosova

Tensionet në Veri, Policia e Kosovës: Serbët sulmuan efektivët dhe gazetarët

Shkruar nga Liberale
Tensionet në Veri, Policia e Kosovës: Serbët sulmuan

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Veri, duke thënë se ditën e sotme ndaj efektivëve është qëlluar me gurë, ku si pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Më tej thuhet se gjatë protestë disa media dhe gazetarë janë penguar dhe sulmuar.

Reagimi i plotë:

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.

Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit.

Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH