Globi

Tensionet në veri, Haradinaj: Zgjedhjet u mbajtën në momentin e gabuar

Shkruar nga Liberale
Tensionet në veri, Haradinaj: Zgjedhjet u mbajtën në momentin e

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një interviste të zhvilluar për mediat kosovare ka reaguar në lidhje me situatën në veri ku quajti Kurtin si “amator vendimmarrës”.

“I pari moment është refuzimi i planit për tabela përmes të cilit do të vazhdohej një normalitet institucional…I dyti moment i gabuar është mbajtja e zgjedhjeve dhe i treti moment është kur e kanë sugjeruar se ata nuk kanë dashur të vendosin Kosovën tepër keq me thënë se nuk janë këto kryetar dhe këto nuk janë zgjedhje”, tha Haradinaj.

“Pra është hera e tretë kur Kurti ka shkuar ndaras nga aleatët tonë dhe kjo hera e tretë solli sanksionet, ndërprerjen e “Defender 23″”, shtoi ai.

Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët dhe veriut t’i kthehet normaliteti.

“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thoja dëgjojë amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë.

Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje”.

“Kemi të bëjmë me amaterë. Kurti është amator vendimmarrës në sferat e sigurisë, është i paformuar për këto terma, nuk ka asnjë njohje”, ka thënë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH