Aktualitet

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, Garda s'lejon deputetët e Rithemelimit të futen brenda, Flamur Noka s'pyet dhe kapërcen kangjellat

Shkruar nga Liberale
Tensione para Kryesisë së Kuvendit, Garda s'lejon deputetët

Tensione para Kryesisë së Kuvendit. Tetë deputetë të Rithemelimit, të përjashtuar, kanë tentuar që të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda e Republikës.

Mësohet se nuk janë lejuar që të futen në Kuvend deputetët: Albana Vokshi, Ervin Salianji, Edmond  Spaho, Petrit Doda, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Edi Paloka.

Ata kanë shkelmuar portën dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës, të cilët kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024.

Deputeti Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe është futur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa deputeti Saimir Korreshi ka tentuar të kalojë kangjellat e godinës, por nuk ka mundur dot.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH