Aktualitet

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës zënë vendet e ministrave

Shkruar nga Liberale
Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës zënë vendet e

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione. Ashtu siç kishin paralajmëruar për protesta në Kuvend, deputetët e opozitës janë ulur në vendet e ministrave, duke vonuar kështu nisjen e seancës plenare.

Ndër të tjera sot pritet që deputetja Ina Zhupa të zhvillojë një interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Rendi i ditës

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.10.2023.2.

2-Njoftime

3-Interpelancë me Ministren e Kulturës znj. Elva Margariti kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

5-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”.

6-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”.

7-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”.

8-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar”.

9-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”. 10-Projektvendim “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

11-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar”.

12-Projektvendim "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri"".

13-Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

14-Diskutime për çështje jashtë rendit

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH