LIfe Style

Tenori i famshëm akuzohet për ngacmime seksuale

               Publikuar në : 12:02 - 13/08/19 LP

Tenori i famshëm me origjinë spanjolle Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale.

Gra të ndryshme kanë thënë për agjencinë amerikane të lajmeve ‘Associated Press’ se super ylli i operës është përpjekur t’i detyrojë për të kryer marrëdhënie seksuale me të, duke i premtuar favore, apo në disa raste, duke i keqtrajtuar nëse kundërshtonin.

Fituesi i 14 çmimeve “Grammy” Placido Domingo i mohon akuzat, duke shpjeguar se ka patur vetëm raporte konsensuale.

“Kam besuar gjithnjë që të gjitha reagimet dhe marrëdhëniet e mia kanë qenë gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale”.

Rreth 30 personazhe të tjerë të botës së operas kanë deklaruar për  ‘Ap’ se kanë asistuar në sjelljet jo korrekte, me sfond seksual nga ana e Domingos./Gazeta Liberale

 

(Visited 73 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *