Aktualitet

Tenderi për uniformat, opozita kallëzon në SPAK Xhaçkën e Lleshajn

Shkruar nga Liberale
Tenderi për uniformat, opozita kallëzon në SPAK

Pas deklarimeve në Parlament, disa deputetë të opozitës dorëzuan në SPAK të gjitha provat që sipas tyre provojnë se dy ministra të qeverisë Rama dhe disa zyrtare përgjegjës për prokurimet, kanë abuzuar me tenderat për uniformat e policisë.

Pas padisë ndaj ministrave Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka, deputetë Myslim Murrizi dhe Halit Valteri dhanë argumentet e tyre në një deklaratë për mediat.

Deputetët akuzojnë zyrtarët se të ndikuar nga korrupsioni, kanë skualifikuar nga tenderi dy kompani me eksperiencë në prodhimin e veshjeve, dhe kanë shpallur fitues një kompani të pa angazhuar në këtë fushë.

“Ftoj SPAK-u që të hetojë me vëmendje aferat dhe lidhjet pse kjo firmë që nuk ka rrobaqepësi, ka objekt gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, sfidon një firmë turke, një firmë kroate që kanë enkas rrobaqepësi dhe janë të specializuara për uniformat.

Nuk e di. Është një amendim i imi, por drejtësia besoj do të zbardhi nëse nuk është me karamele në fyt, nëse nuk është e kapur”, tha Myslym Murrizi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH