Aktualitet

Tenderat sekretë të denoncuar nga PD, reagon Meta

Shkruar nga Liberale
Tenderat sekretë të denoncuar nga PD, reagon Meta

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp u pyet për tenderat sekretë të qeverisë të cilat i denoncuar Partia Demokratike.

Kreu i Shtetit tha se transparenca në këtë situatë duhet të jetë kryesorja.

"Lidhur me shqetësimet nga opozita unë duhet të vlerësoj që këto kufizime që impnohen prej pandemisë duhet vetëm për të rritur përgjegjshëmrinë në menaxhimin e kësaj krize, dhë për këtë dhe efektivitetin është rritje e transparencës.

Aq më tepër që kemi të bëjmë me vëmendje të shtuar për çdo veprim apo mosveprim, me ërgjegjësi apo papërgjegjësi, me transparencë apo jo. Në këtë drejtim mund të apeloj rritjen e transparencën. Të zbatohet ligjshmëria. Mos lejohet asnjë spekulim. Organet e drejtësisë të flasin për akuza konkrete.”, tha Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH