Aktualitet

Temperaturat e larta/ Tre qarqet që rrezikohen nga zjarret

Shkruar nga Liberale
Temperaturat e larta/ Tre qarqet që rrezikohen nga zjarret

Qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës janë më të rrezikuarat sot dhe nesër për zjarre në pyje, për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se në disa qarqe të tjera, pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara.

"Sot pasdite (e martë dt.27) dhe nesër (e mërkurë dt.28) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa niveli “I MODERUAR” rreziku në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në qarqet e tjerë pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Veriperëndim), Lezhë (Lindje), Durrës (Lindje), Elbasan (Jugperëndim), Tiranë (Perëndim), Berat (Veriperëndim) dhe Korçë (Lindje). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme", thuhet në njoftimin e Institutit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH