Globi

Temperatura rekord, vala e të nxehtit godet Francën dhe Spanjën

Shkruar nga Liberale
Temperatura rekord, vala e të nxehtit godet Francën dhe Spanjën

Një valë e hershme e të nxehtit pritet të godasë Francën këtë javë, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius në jug.

"Vala e të nxehtit do të prekë fillimisht pjesën jugore të vendit, edhe pse nuk dihet se sa do të përhapet në veri", tha të dielën parashikuesi shtetëror i motit, Meteo France.

Temperaturat mund të arrijnë nga 35 deri në 38 gradë Celsius nga mesi i javës deri në fundjavë dhe nuk pritet të zbresin nën 20 gradë, parashikon shërbimi meteorologjik.

Vala e të nxehtit të këtij viti do të arrijë jashtëzakonisht herët, me temperatura që parashikohen të shihen normalisht në kulmin e verës.

Pritet që kulmi i valës së të nxehtit në Francë të ndodhë mes të enjtes dhe të shtunës.

Spanja po përjeton aktualisht valën më të nxehtë para verës, për herë të parë pas 20 vjetësh.

Temperaturat arritën në 40 gradë Celsius në luginën e Guadalquivir në Sevilje dhe qytetin e afërt të Cordoba të shtunën, tha zyra kombëtare meteorologjike AEMET.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH