Aktualitet

Teliti: Ja si do t'i hapim 110 mijë vende pune për shqiptarët

Shkruar nga Liberale
Teliti: Ja si do t'i hapim 110 mijë vende pune për

Partia Demokratike në programin ekonomik të prezantuar sot kishte si premtime kryesore vendosjen e një takse të sheshtë 9% dhe hapjen e 110 mijë vendeve të punës.

Krahas dyfishimit të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, Basha premton edhe rritje të pensioneve dhe të pagës minimale se dhe lehtësimin e barrës fiskale të biznesit.

Dorian Teliti, këshilltar i kreut të PD për ekonominë thotë se programi i PD u jep përgjigje problemeve ekonomike në vend dhe të gjitha premtimet shoqërohen me kosto për realizimin e tyre.

“Sa më keq ta gjesh ekonominë aq më shumë punë do të duhet për ta rimëkëmbur. Sot ekonomia është në momentin më të vështirë në 30 vite, njerëzit po humbin punë dhe bizneset po mbyllen”, tha Teliti.

Ai nënvizoi se PD mbështet një sistem taksimi të thjeshtë dhe me norma të ulëta në mënyrë që të thithen investime të huaja.

“Taksa e sheshtë do t’u vijë në ndihmë bizneseve që të kenë më shumë para të xhepin e tyre dhe jo t’i hedhin në arkën e shtetit dhe që më pas të përfundojnë në duart e oligarkëve”, tha ai.

Këshilltari i kreut të PD deklaroi se vendet e punës do të krijohen duke trajtuar të gjithë problematikat që hasin bizneset, nivelin e lartë të taksave dhe problematikat me respektimin e ligjit.

Dorian Teliti tha se në programin e PD parashikohet dhe anulimi i PPP-ve që rëndojnë xhepat e shqiptarëve dhe kjo pritet të bëhet duke aktivizuar mekanizmin e antimafias.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH