Aktualitet

Tedi Blushi flet pas dëshmisë në Prokurori: Kam komunikuar me dy...

Shkruar nga Liberale
Tedi Blushi flet pas dëshmisë në Prokurori: Kam komunikuar me

Pas dëshmisë në Prokurori lidhur me shantazhin që pretendon se është bërë ndaj tij më 21 nëntor për shkak të një postimi në “Facebook” ka folur për mediat zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta.

Blushi tha se kanë qenë dy shtetas të ndryshëm me të cilët ka komunikuar në shqip dhe në një gjuhë tjetër.

“Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam pasur mëngjesin e 21 dhjetorit për shkak të detyrës sime pas një statusi në ‘Facebook’. Kam dhënë gjithë sqarimet e dhurua dhe të nevojshme.

Pres të ma thotë prokuroria. Kanë qenë telefonuesit. kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik për shkak të detyrës. Për të gjitha këto kam vënë në dijeni organin e akuzës”, deklaroi Blushi./ Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH