Aktualitet

Teatri/ Rama i përgjigjet opozitës së re me deklaratat e aktorëve

Shkruar nga Liberale
Teatri/ Rama i përgjigjet opozitës së re me deklaratat e

Kryeministri Edi Rama në interpelancën e kërkuar nga opozita e re ka lexuar deklaratat e aktorëve pro shembjes së Teatrit për t’iu përgjigjur opozitës së re.

ROBERT NDRENIKA

”Ju luem mos më kryqëzoni, jam për Teatër të Rid hë bashkëkohor, paratë ti marrë ku të dojë, ndoshta dhe aty ku i merrte Tito.”

Protesta e vërtetë ndodhi 2 vite e gjysëm përpara dhe është zhvillura një dialog si asnjëherë më parë. Grupi i artistëve vendosën që duhet të ishin pjesë e negociatave. Ne shtruam dy problem, mos preket trualli, dhe një konkurs ekspertësh për Teatrin. Ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë kësaj skeme, janë jashtë kësaj historie. Siç jeni ju dhe ata që dolën nga Kuvendi. Jeni një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele.

BUJAR ASQERIU

”Nuk e mbështes protestën që bëhet tani. Logjika është që të ndryshohet mendimi. Nuk futem më në atë Teatër. Nuk më përdor dot as PD dhe as PS. T’ia lëmë këtë gjë arkitektëve.”

RESHAR ARBANA

"Nëse një pjesë e mirë e territorit është e Bashkisë, tia lërë Teatrit. Lërjani territorin e Teatrit.”

LUFTAR PAJA

Që të kemi këtë duhet të merremi si artistë. Të shtojmë forcat për llaçin e tullat. Teatri është i gjithë Shqipërisë.

ALTIN BASHA

”Kemi negociuar. Ramë dakord mos preket trualli. Duhet godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda. Si regjisori ju them se ajo godinë nuk ofron një cilësi teatrori.”

ENVER PETROVCKI

”Është një budallallëk mos bëhet një Teatër i Ri. Jam kundër t’i jepet trualli tjetërkund.”

ARTAN IMAMI

”Më vjen mend një takim i vitit 87-88, në një bisedë me Ismail Kadarenë më kujtohet kur e pyetën se si i dukej Teatri. Dhe ai i tha duke parë një ndërtesë me suvanë e rënë, po ja si kjo.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH