Aktualitet

Teatri / Nënkryetari i CDU/CSU: Nxitimi dhe dhuna më zhgënjyen

Shkruar nga Liberale
Teatri / Nënkryetari i CDU/CSU: Nxitimi dhe dhuna më zhgënjyen

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Me një shënim në Twitter, Wadephul shkruan se shembja e godinës, nxitimi dhe dhuna e zhgënjyen, teksa ngre pikëpyetjen për negociatat e Shqipërisë me BE.

"Si një mbështetës i fortë i perspektivës Europiane të Shqipërisë, prishja e teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më la të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po-në” e tyre për fillimin e negociatave?", shkruan ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH