Aktualitet

Teatri Kombëtar/ Rama citon Petrit Malajn: S’i kuptoj kolegët…

               Publikuar në : 17:17 - 17/08/19 R Liberale

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka cituar aktorin dhe drejtuesin e katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malajn, i cili është në mbështetje të ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar.

“Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre. Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.” shkruan Rama.

Më poshtë, gjendet vetë deklarata e Malajt:

“Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri. Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin.” shprehet aktori.

(Visited 22 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *