Aktualitet

Teatri Kombëtar/ Artistët marrin mbështetjen e ambasadores suedeze

Shkruar nga Liberale
Teatri Kombëtar/ Artistët marrin mbështetjen e ambasadores

Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad.

Në një postim në rrjetet sociale, Aleanca shkruan se janë të mrekulluar nga pritja e ambasadores, teksa theksojnë se kanë marrë mbështetjen e saj për qëndres1%n për mbrojtjene teatrit nga shembja.

"Pas takimit me zonjën Elsa Håstad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri.

Jemi të mrekulluar nga thellësia njerëzore, përgatitja kulturore, njohja e gatishmëria e saj për të na dëgjuar. Jemi të lumtur që mund të shpërndajmë rezultatin kryesor të këtij takimi:

Kemi mbështetjen e ambasadores Håstad për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar dhe Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit dhe vlerësimin për arritjen që kemi pasur me Europa Nostra. Kjo që ne po bëjmë është një luftë e vërtetë kulturore.

Së shpejti shpresojmë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit", thuhet në shkrimin e Aleancës./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1116687,1116688"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH