Aktualitet

Teatri/Basha shpërndan mesazhin e Komisioneres: Të ndalen provokimet

Shkruar nga Liberale
Teatri/Basha shpërndan mesazhin e Komisioneres: Të ndalen provokimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në ‘Twitter" mesazhin e Komisioneres se BE per Kulturën Mariya Gabriel ka falënderuar “Europa Nostra” dhe ambasadorin Luigi Soreca.

Ai ka bërë thirrje që të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimi për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Faleminderit @GabrielMariya, @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK.”, shkruan Basha në Twitter. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH