Aktualitet

“Të të vijë turp, pjesëmarrës në krim”, debat i ashpër mes aktorëve

               Publikuar në : 22:22 - 20/05/20 liberale

Një debat i fortë u zhvillua mes dy aktorëve, Edmond Budina dhe Artan Imami në emisionin Open. Replikat nisën kur Imami i tha Budinës që ka uzurpuar godinën e teatrit.

Aktori Budina u shpreh gjithashtu se për mbështetje janë të gjithë të mirëpritur dhe se nuk mund t’i largojnë politikanët se në fund të fundit edhe ata janë qytetarë.

Pjesë nga debati:

Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.

Imami: Edmond je një uzurpator.

Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?

Imami: Unë jam Tan Imami.

Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.

Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.

Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back