Aktualitet

Të shtunën Rama viziton Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda

Shkruar nga Liberale
Të shtunën Rama viziton Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda

Të shtunën në 9 nëntor kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut. Mësohet se ai do të jetë pjesë e Samitit të Ohrit për zbatimin e lirive të Bashkimit Eurpian, i cili do të mbahet të dielën.

Ndërsa më pas në orën 12:00 do të mbahet edhe një konferencë për shtyp. Kujtojmë që Bashkimi Europian i tha "jo" hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gati një muaj më parë.

Në samit do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë ngritur idenë e krijimit të "Shengenit të Ballkanit". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH