Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, policia: Dy persona në spital

               Publikuar në : 21:23 - 24/07/21 liberale

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë në kryeqytet, në rrugën “Todi Shkurti” ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj, njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Të plagosurit 32-vjeçari Altin Gjoka dhe 28-vjeçari Jetmir Marashi janë transportuar me makina të rastit drejt Spitalit.

Raportohet se konflikti me armë ka ndodhur pasi një konfrontimi verbal, i cili ka lindur për shkak të një aksidenti automobilistik. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back