Aktualitet

Të shtëna në një spital në SHBA, katër të vrarë dhe shumë të plagosur

Shkruar nga Liberale
Të shtëna në një spital në SHBA, katër të

Katër persona janë vrarë nga të shtënat në një spital në Tulsa, Oklahoma. Po ashtu, i vdekur ka mbetur edhe autori, i cili ishte i armatosur me pushkë dhe pistolet.

Shumë persona kanë mbetur të lënduar, sipas zyrtarëve të policisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëvendës shefi i policisë Eric Dalgleish tha: "Tani për tani kemi katër civilë që janë të vdekur dhe autori." Ky i fundit mbetet ende i paiidentifikuar.

Ai sqaroi se policia mori një telefonatë për një person të armatosur në orën 16:52 lokale (20:52 GMT) dhe mbërriti në vendngjarje brenda tre minutave.

"Oficerët që mbërritën dëgjuan të shtëna në ndërtesë dhe u drejtuan menjëherë në katin e dytë," tha ai. Oficerët aktualisht po intervistojnë dëshmitarët në të gjithë ndërtesën.

Duke folur për ABC News, kapiteni Richard Meulenberg tha se në kohën kur policia mbërriti në kampusin mjekësor ata "kanë gjetur disa të plagosur" dhe disa prej tyre kishin vdekur tashmë. Ishte një “skenë katastrofike”, shtoi ai.

Të shtunën e kaluar, Presidenti Biden u kërkoi amerikanëve që të dëgjojnë zërin e tyre për të parandaluar dhunën e mëtejshme me armë, pas vrasjes së 19 fëmijëve dhe dy mësuesve në një shkollë në Teksas./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH