Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri, tmerrohen pushuesit në plazhin e Vlorës

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë zjarri, tmerrohen pushuesit në plazhin e

Të shtëna me armë janë dëgjuar te “Uji i Ftohtë në Vlorë”, duke terrorizuar pushuesit.

Ngjarja ndodhi sot  rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sherri që degjenroi në përdorimin e armës dyshohet se lindi për vendin e parkimit.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

“Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër”, tha policia.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt” njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH