Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Milot, 45-vjeçari bëhet për spital

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë zjarri në Milot, 45-vjeçari

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Milot. Policia njofton se rreth orës 12:10 në rrethana të paqarta është plagosur shtetasi Ylli Ibrahimi.

45-vjeçari është transportuar menjëherë në spital ku po merr mjekimin.

Ende nuk janë qartësuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje, nëse Ibrahimi është qëlluar nga dikush tjetër apo është vetëplagosur.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH