Globi

Të shtëna me armë pranë gjykatës në Turqi, një i vdekur dhe tre të plagosur

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë pranë gjykatës në Turqi,

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës jashtë gjykatës së Izmirit, në periferi të Bayrakli.

Siç bëhet e ditur nga mediat lokale, dy grupe janë përfshirë në një konflikt në ambientin e një restoranti përballë gjykatës, teksa prisnin të fillonte një gjyq për një vrasje. Disa persona nxorën armët dhe filluan të hapin zjarr, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.

Një dëshmitar okular që ndodhej në vendngjarje tha ndër të tjera se “sapo dola nga gjykata. Dy grupe u përplasën. U frikësuam shumë. U fsheha nën një makinë të parkuar. Mendova se ishte një sulm terrorist. Fatkeqësisht ka pasur edhe persona të lënduar rëndë” .

Autoritetet konfirmuan se nga të shtënat ka mbetur 1 i vdekur dhe 3 të plagosur, ndërkohë që po hetohet mbi ngjarjen. Paraprakisht dyshohet për mosmarrëveshje mes palëve, të cilët ishin në gjyq.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH