Aktualitet

Të shtëna me armë, plagoset një punonjës në burgun e Peqinit

               Publikuar në : 21:20 - 28/04/20 liberale

Të  shtëna me armë  janë regjistruar këtë mbrëmje në burgun e Peqinit.

Nga të dhenat paraprake mësohet se punonjësi i policisë së burgjeve dyshohet se është plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë ambienteve të burgut.

I plagosur është instruktori i qenëve Idajet Paja, 41 vjeç.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40,   është  lënduar  lehtë  dyshohet nga një plumb qor, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin,  i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back