Aktualitet

Të shtëna me armë në Vlorë, dy persona të plagosur

Shkruar nga Liberale

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kushtrim" të Vlorës rreth orës 18:20.

Personat kanë qenë brenda një objekti kur janë qëlluar me armë, pranë rrugës Transballkanike, por nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

 

 

 

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH